24 maji shënon Ditën e Presidentit të Kosovës, një datë që kujton zgjedhjen për herë të parë të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, më 24 maj 1992. Në këtë përvjetor domethënës, kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka përcjellë një urim të veçantë duke e vënë theksin te lidhja e fortë që Presidenti Rugova kishte me këtë degë, nga ku nisi edhe rrugëtimin e tij politik.
“Dega jonë, që me krenari mban emrin e Presidentit Rugova, është burim i vlerave të tij politike dhe vizionit për shtetin e Kosovës. Kjo ditë është përkujtim dhe frymëzim për ne që vazhdojmë rrugën e tij,” ka deklaruar Zogaj.
Ai tha se Ibrahim Rugova, si themelues i LDK-së dhe lider i pavarësisë, vazhdon të mbetet figurë qendrore në historinë e shtetformimit të Kosovës.
“Përkujtimi i ditës së zgjedhjes së tij si president për herë të parë, është një homazh për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërtimin e një Kosove të lirë, demokratike dhe paqësore”, ka deklaruar Zogaj.
Leave a Reply