Zogaj uron 4 Korrikun: Kosova gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-ve

Zogaj uron 4 Korrikun: Kosova gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-ve

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prisdhtinë dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Alban Zogaj, ka uruar popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh të shpërndarë me këtë rast, Zogaj theksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për përkrahjen historike dhe të palëkundur të SHBA-ve.

“Urime 4 Korriku popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për përkrahjen historike dhe të palëkundur të SHBA-ve. Gëzuar Dita e Pavarësisë!”, shkroi Zogaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës në rrugën e saj drejt shtetndërtimit, demokracisë dhe integrimit euroatlantik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.