Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, dhe deputeti Alban Zogaj ka drejtuar një mesazh të posaçëm për bashkatdhetarët në mërgatë duke i ftuar të regjistrohen për votim jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Ai theksoi se procesi është i thjeshtë dhe realizohet online përmes faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa afati përfundon më 6 dhjetor.
Zogaj u kërkoi mërgimtarëve kujdes të shtuar gjatë aplikimit duke theksuar se nuk lejohet njëkohësisht regjistrimi për votim jashtë Kosovës dhe pjesëmarrja fizike në votim brenda vendit. “Mos u regjistroni për votim nga jashtë nëse planifikoni të vini në Kosovë për të votuar, sepse nuk lejohen të dyja bashkë. Duhet njëra ose tjetra,” tha ai.
Deputeti theksoi mikpritjen që mërgimtarët gëzojnë gjithmonë në vendlindje duke i siguruar se Kosova i pret me respekt e mirënjohje. “Faleminderit që e mbani gjallë lidhjen tonë. Le të fitojmë e na priftë e mbara!” përfundoi Zogaj duke nënvizuar rëndësinë e çdo vote në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

Leave a Reply