Alban Zogaj, kryetar i Degës së Tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ka zhvilluar takime mobilizuese me strukturat e partisë në Prishtinë. Në këto takime, Zogaj shprehu entuziazmin dhe vullnetin e madh të anëtarëve të LDK-së për të punuar drejt një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Prishtinës dhe të Kosovës.
Zogaj vlerësoi angazhimin e palodhur të strukturave të LDK-së në kryeqytet, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe të punës së përbashkët për të arritur qëllimet e partisë. Ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që po kontribuojnë në forcimin e LDK-së në këtë fazë të rëndësishme politike.
“Entuziazmi dhe vullneti që po shoh në këto takime janë të paparë. Ju falënderoj të gjithëve për përkushtimin tuaj dhe besimin në vlerat tona të përbashkëta,” u shpreh Zogaj.
Takimet mobilizuese të Zogajt me strukturat e LDK-së në Prishtinë shihen si një hap i rëndësishëm drejt përgatitjeve për sfidat e ardhshme politike dhe zgjedhore që partia do të përballet.
Leave a Reply