Zogaj: Sunny Hill, pasaporta kulturore që bashkon Kosovën me botën

Zogaj: Sunny Hill, pasaporta kulturore që bashkon Kosovën me botën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka përshëndetur me entuziazëm hapjen madhështore të Festivalit Sunny Hill në Prishtinë, duke vlerësuar performancën spektakolare të yllit botëror Dua Lipa si një moment frymëzimi për mijëra të rinj.

“Prishtina që DUA’m! Prishtina përtej!”, shkruan Zogaj duke përdorur një lojë fjalësh për të përshkruar atmosferën elektrizuese të natës së parë të festivalit dhe emocionin e përbashkët që mbushi kryeqytetin.

Ai e cilëson Sunny Hill-in si më shumë se një ngjarje muzikore: një pasaportë kulturore që vendos Kosovën në hartën ndërkombëtare, duke sjellë emrat më të mëdhenj të skenës botërore dhe duke bashkuar të rinjtë nga vendi dhe diaspora si asnjë tjetër aktivitet në Kosovë.

Zogaj falënderoi Dua Lipën për artin dhe dashurinë e palëkundur ndaj vendit të saj, ndërsa shprehu mirënjohje edhe për organizatorët e festivalit, të cilët çdo vit e kthejnë Prishtinën në një dritare të hapur ndaj botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.