Zogaj: Seanca e 46-të s’pritet të sjellë ndryshim, situata pa institucione është alarmuese

Zogaj: Seanca e 46-të s’pritet të sjellë ndryshim, situata pa institucione është alarmuese

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar para mediave se nuk pret ndonjë zhvillim të ri nga seanca e sotme konstituive të Kuvendit, e cila shënon përpjekjen e 46-të me radhë për ta formuar organin më të lartë ligjvënës në vend.

Zogaj tha se si subjekt politik, LDK-ja është dëshmitare e një ngërçi të paprecedent institucional, ndërsa theksoi se mungesa e institucioneve funksionale është bërë një burim serioz shqetësimi për të gjithë qytetarët.

“Pa institucione, ne duhet të shqetësohemi çdo ditë. Presidenca është një pjesë e institucioneve të vendit, por pjesa e Kuvendit është pjesa kryesore, e cila mbikëqyr punën e qeverisë dhe krijon institucionet e reja. Prandaj, shqetësimi duhet të ekzistojë dhe është i madh,” deklaroi Zogaj.

LDK-ja vazhdon të kërkojë respektimin e rendit kushtetues dhe procedurave parlamentare për ta zhbllokuar situatën duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë institucionale dhe politike në këtë fazë kritike për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.