Zogaj: “Rruga e Re” është rruga e zhvillimit të Kosovës

Zogaj: “Rruga e Re” është rruga e zhvillimit të Kosovës

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj. në një takim të degëve të Prishtinës tha se ka ardhur koha që t’i bëjnë realitet premtimet e LDK-së përmes vizionit të Rrugës së Re.

Në këtë takim ku përveç deputetëve, anëtarëve të kryesisë qendrore dhe të qeverisjes në Komunën e Prishtinës, Zogaj adresoi një falënderim për ata që themeluan LDK-në 33 vite më parë, e gjithashtu mirënjohës për ata që sot janë pjesë e kësaj energjie të bukur, e që është familja politike.

“Familja është Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe e ardhmja e kësaj familjeje është kjo atmosferë, është ky organizim, janë të rinjtë e LDK-së që sot janë këtu me ne!

Dua të falënderoj të gjithë aktivistët e Degës së Tretë, mbi njëmijë, të cilët kanë marrë pjesë në një proces zgjedhor të shkëlqyeshëm dhe kanë ndikuar që ky proces të jetë festë. Është përherë në të mirën tonë, të LDK-së, jo vetëm në Degën III të LDK-së, që, të jemi të përkushtuar për detyrat dhe përgjegjësitë që po marrim”, tha ai.

Zogaj nga pozicioni i kreut të Dega e III e LDK-së tha se, nuk ka kohë për pritje, për ekzaltim, për komoditet e as për oportunizëm politik, sepse, tani është koha për t’i bërë realitet premtimet e LDK-së.

“Përmes vizionit të Rrugës së Re, jemi në drejtim të ngadhënjimit triumfal në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe ato lokale. Drejtimi i Rrugës së Re të LDK-së, që në fakt do të jetë, Kosova me të ardhme të ndritur, është në duar të sigurta, të kryetarit tonë dhe të kryeministrit të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës!”, tha ai.

Kjo kohë, nëpër të cilën po kalon LDK-ja, pra, edhe Dega e III e LDK-së, sipas tij, është vetë historia, është çasti për ta thënë të vërtetën me zemër dhe me guxim.

“Ne, si forcë politike, LDK, po rilindim, në Prishtinë dhe në mbarë Republikën e Kosovës! Nën udhëheqjen e kryetarit Abdixhiku, jemi në “Rrugën e Re” për Kosovën, në rrugën e triumfit, si dikur në epokën e lavdive, me Presidentin Historik Ibrahim Rugovën në krye. Kryetari Lumir, me shumë prej nesh, pas disa muajsh takime me qytetarë gjithandej Kosovës, me moton “LDK ju dëgjon”, nisi punën për hartimin e programit të ri për Kosovën, të quajtur “Rruga e Re” për Kosovën. “Rruga e Re” është rruga e zhvillimit të Kosovës, e një arsimi më cilësor, e një shëndetësie më te mire, e investime të mëdha kapitale, e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, e sigurisë më të lartë, rruge e punësimit, rruge e zhvillimit të sportit, rruge e perspektivës evropiane”, tha Zogaj.

Në përmbyllje, Zogaj në emër të Degës së III, shprehu mbështetjen e saj për Kryetarin, deputetë, dhe anëtarë të kryesisë, për programin qeverisës “Rruga e Re”, me qëllim të rikthimit të dinjitetit të qytetarit të Kosovës, ashtu siç ia kemi kthyer dinjitetin qytetarit të Prishtinës me qeverisjen tonë në Kryeqytet, me në krye, Kryetarin Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.