Zogaj regjistrohet për herë të parë si deputet: Me krenari dhe përulësi pranoj këtë përgjegjësi

Zogaj regjistrohet për herë të parë si deputet: Me krenari dhe përulësi pranoj këtë përgjegjësi

Alban Zogaj, kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, dhe tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se është regjistruar për herë të parë si përfaqësues në institucionin më të lartë legjislativ të vendit.

Në një mesazh të ndjerë, Zogaj ka shprehur krenarinë dhe mirënjohjen për këtë moment të rëndësishëm në karrierën e tij politike duke e cilësuar atë si një përgjegjësi të madhe që e pranon me përulësi.

“Është një ndjenjë krenarie dhe mirënjohjeje, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe, që e pranoj me përulësi. Të përfaqësosh qytetarët e vendit në institucionin më të lartë të vendit është privilegj i rrallë, dhe unë do të bëj çmos që ta nderoj këtë besim”, ka deklaruar ai.

Zogaj theksoi se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend duke punuar me përkushtim për interesin e Kosovës dhe për një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

“Po nisemi bashkë në një rrugëtim të ri, me zemër e me përgjegjësi!”, përfundon ai mesazhin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.