Zogaj reagon ashpër ndaj Gërvallës: Deklarata e saj atentat ndaj shtetit ligjor dhe drejtësisë së pavarur

Zogaj reagon ashpër ndaj Gërvallës: Deklarata e saj atentat ndaj shtetit ligjor dhe drejtësisë së pavarur

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Ruova, Prishtinë dhe deputeti i saj, Alban Zogaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetes Donika Gërvalla duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe thellësisht të rrezikshme për rendin demokratik dhe pavarësinë e drejtësisë në Kosovë.

Zogaj ka thënë se sulmet publike ndaj një prokurori dhe relativizimi i veprimeve të institucioneve të drejtësisë për shkak të bindjeve ose interesave politike përbëjnë një atentat ndaj shtetit ligjor. Ai ka kritikuar ashpër përshkrimin që Gërvalla i ka bërë një hetimi ndaj një ministri si “inskenim i gërditshëm” duke e cilësuar këtë si një gjuhë të papërgjegjshme që synon të ushtrojë presion dhe frikësim mbi prokurorët.

“Kosova ka nevojë për drejtësi të pavarur, jo për ministra ‘të paprekshëm’. Deputetja Gërvalla duhet ta dijë se askush nuk është mbi ligjin, as ministrat, as deputetët, e as ata që dikur janë vetëshpallur ‘luftëtarë të drejtësisë’”, ka deklaruar Zogaj.

Ai ka shtuar se kjo qasje nuk i ndihmon as reformës në drejtësi, e as besimit të qytetarëve në institucione. Përkundrazi, sipas tij, i dëmton të dyja dhe krijon precedent të rrezikshëm për ndërhyrje politike në sistemin gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.