Zogaj: Reagimi i Hekuranit, shenjë nervozizmi të një kaste që ka humbur kontrollin

Zogaj: Reagimi i Hekuranit, shenjë nervozizmi të një kaste që ka humbur kontrollin

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, njëherësh kandidati i saj, Alban Zogaj, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të LVV-së, Hekuran Murati duke i cilësuar ato si shprehje të një nervozizmi të një kaste politike që, sipas tij, e ka humbur kontrollin.

“LDK nuk ka frikë nga transparenca, përkundrazi, jemi shembulli i saj,” tha Zogaj duke shtuar se vota e LDK-së kundër çështjes në fjalë do të bëhet publike dhe e qartë, sepse, sipas tij, partia që ai përfaqëson nuk është pjesë e votimeve të fshehta dhe të prapaskenave, siç po vepron aktualisht pushteti.

Zogaj tha se Hekuran Murati nuk ka as pozitën morale e as politike për të dhënë leksione mbi demokracinë apo Rugovizmin duke akuzuar atë dhe grupin e tij politik për shkelje të vazhdueshme të vlerave që i përfaqëson LDK-ja.

“Sa herë që flet për LDK-në, Hekurani i bie të flasë për vlerat që ai dhe kasta e tij i shkelin çdo ditë,” përfundoi Zogaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.