Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti i LDK-së Alban Zogaj ka kritikuar Qeverinë në detyrë duke e bërë fajtore direkte për rritjen e çmimit të rrymës.
Sipas, Zogaj, kjo qeveri po përdorë ZRrE-në për të rritur çmimin e rrymës. Ai tutje thekson se:
“Katër vite më radhë, rritje çmimesh, paga të cilat qëndrojnë në vend dhe një pushtet që s’ka ide, sepse jetojnë në një realitet tjetër.
Tani po përdorin ZRrE-në si mjet për t’ia faturuar qytetarëve dështimet e veta në menaxhimin e sektorit energjetik. Energjia nuk është lluks, është nevojë bazë. Kjo rritje e re e çmimit është e padrejtë, e pajustifikueshme dhe thellon krizën sociale.”
Kujtojmë që nëse ZRrE merr vendim për rritjen e çmimit të rrymës për konsumator për 15%, kjo do jetë rritja e katërt e çmimit të rrymës nën Qeverinë e z. Kurti.
Leave a Reply