Alban Zogaj, kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputet, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për një neglizhencë të pafalshme ndaj krizës energjetike që po godet ndërmarrjet vendore.
Sipas Zogajt, nga 1 qershori, bizneset kosovare – veçanërisht ato prodhuese dhe punëdhënëse – janë duke u përballur me çmime të papërballueshme të energjisë elektrike. Ai ka kritikuar ashpër mungesën e reagimit të qeverisë, e cila sipas tij “rri spektatore” dhe nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të mbështetur sektorin privat.
“Ky është një dështim i rëndë politik dhe ekonomik. Ndërmarrjet po paralajmërojnë falimentim, vendet e punës janë në rrezik, dhe gjithë ekonomia po lëkundet”, ka deklaruar Zogaj.
Ai theksoi se qeveria nuk ka ofruar asnjë plan emergjent, asnjë pako mbështetëse dhe asnjë masë afatshkurtër për të zbutur goditjen që po përjeton sektori privat.
“Në vend të mbështetjes, bizneset po përballen me indiferencë dhe paaftësi qeveritare”, përfundoi Zogaj duke bërë thirrje për ndërhyrje urgjente në mbështetje të ekonomisë dhe mbrojtjes së vendeve të punës.
Leave a Reply