Zogaj përkujton Profesor Aganin: Arkitekti i paqes dhe shembulli i përkushtimit ndaj kombit

Zogaj përkujton Profesor Aganin: Arkitekti i paqes dhe shembulli i përkushtimit ndaj kombit

Deputeti dhe kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka përkujtuar me nderim të thellë figurën e Profesor Fehmi Aganit, në përvjetorin e rënies së tij.

Zogaj e cilësoi Aganin si mendimtar të madh, dijetar dhe arkitekt të paqes, i cili mbeti i palëkundur në përpjekjet për zgjidhje paqësore, edhe në kohët më të errëta për vendin.

“Sot kujtojmë me nderim dhe dhimbje të thellë figurën e paharruar të Profesor Fehmi Aganit. Ai ishte njëri prej ideatorëve më të qartë të organizimit politik dhe institucional të shqiptarëve të Kosovës, i palodhur në përpjekjet për dialog dhe zgjidhje paqësore, edhe atëherë kur errësira kishte mbuluar çdo shpresë,” theksoi Zogaj.

Ai shtoi se Profesor Agani mbetet një shembull i urtësisë dhe përkushtimit të thellë ndaj kombit dhe se vepra e tij obligon brezat për të ndjekur rrugën e tij.

“Lavdi jetës dhe veprës së tij,” përfundoi Zogaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.