Zogaj përkujton Ismet Rracin: Një figurë udhëzuese që mbetet e gjallë në kujtesën tonë

Zogaj përkujton Ismet Rracin: Një figurë udhëzuese që mbetet e gjallë në kujtesën tonë

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti Alban Zogaj, ka përkujtuar me nderim dhe mall Kryetarin Ismet Rraci duke e cilësuar si një figurë të paharruar dhe simbol të përkushtimit ndaj qytetit, njerëzve dhe atdheut.

“Njerëzit si Kryetari Rraci nuk harrohen. Ai ishte i urtë, i palëkundur dhe gjithmonë në shërbim të së mirës së përbashkët. Kontributi i tij është një dritë udhëzuese për brezat që vijnë,” ka theksuar Zogaj në postimin e tij.

Sipas tij, kujtimi për Rracin mbetet i gjallë në çdo vepër të mirë dhe në çdo përpjekje për drejtësi e dinjitet. Ai e përmbylli mesazhin me fjalët prekëse: “Prehu në paqe, Kryetar.”

Ismet Rraci është kujtuar jo vetëm si lider politik, por edhe si njeri me vlera të larta njerëzore e qytetare, që la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike dhe politike të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.