Ish nënkryetari i Komunës së Prishtinës, tash deputet, Alban Zogaj, njëherësh kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ka kujtuar sot me nderim dhe mirënjohje të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka për çlirimin e kryeqytetit. Në një mesazh për Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Zogaj theksoi se kjo ditë nuk është thjesht një datë në kalendar, por një simbol i përhershëm i guximit, qëndresës dhe shpresës mbi të cilat ndërtohet e ardhmja e qytetit.
“Në këtë ditë të shënuar, kujtojmë me nderim sakrificën dhe guximin e të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Prishtinës, qytetit tonë të dashur, që sot rritet mbi themelet e qëndresës, dinjitetit dhe shpresës,” u shpreh Zogaj.
Ai nënvizoi se liria nuk është e dhuruar, por fitohet dhe zhvillohet çdo ditë me përkushtim dhe përgjegjësi qytetare.
“Çlirimi i Prishtinës është një kujtesë e përhershme se liria kërkon përkushtim të vazhdueshëm. Lavdi dëshmorëve! Respekt brezit të lirisë!” përfundoi ai.
Dita e Çlirimit të Prishtinës shënon një ndër momentet më të rëndësishme në historinë moderne të qytetit duke rikujtuar përpjekjet dhe sakrificat për liri dhe dinjitet.
Leave a Reply