Zogaj padit për shpifje aktivisten e VV-së, Mihali: S’do lejoj që integriteti im të nëpërkëmbet për qëllime politike

Zogaj padit për shpifje aktivisten e VV-së, Mihali: S’do lejoj që integriteti im të nëpërkëmbet për qëllime politike

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Prsidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali. Përmes një reagimi publik, Zogaj ka bërë të ditur se padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas, siç thotë ai, akuzave të rënda, të pabazuara dhe shpifëse që Mihali ka bërë kundër tij.

Sipas Zogajt, Mihali e ka akuzuar padrejtësisht për manipulim të votave të diasporës, një akuzë që ai e konsideron të pavërtetë dhe me prapavijë politike, që synon të dëmtojë integritetin e tij dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

“Sot kam dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë për shpifje ndaj Dejona Mihalit, pas akuzave të rënda dhe të pabaza që ajo ka bërë kundër meje. Ajo më ka akuzuar padrejtësisht për manipulim të votave të diasporës, një shpifje e pastër që synon të dëmtojë integritetin tim dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor,” ka deklaruar Zogaj.

Ai theksoi se kjo padi nuk është vetëm në mbrojtje të tij personale, por edhe në mbrojtje të parimit që procesi zgjedhor duhet të jetë i pastër dhe i drejtë, i mbrojtur nga çdo tentativë për manipulim apo diskreditim përmes shpifjeve.

“Unë besoj në ndershmërinë e procesit demokratik dhe nuk do të lejoj që askush të përhapë shpifje për qëllime politike. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe e vërteta duhet të mbizotërojë mbi shpifjet,” ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.