Zogaj: Pa marrëveshje politike nuk ka zgjidhje – vetëm një qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare e çon vendin përpara

Zogaj: Pa marrëveshje politike nuk ka zgjidhje – vetëm një qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare e çon vendin përpara

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, njëherësh kryetar i degës së tretë të kësaj partie në Prishtinë, “Dega e Presidentit Rugova”, ka komentuar përpjekjen e 28-të për konstituivin e Kuvendit të Kosovës.

Në një prononcim për RTK, Zogaj u shpreh se kjo situatë është kthyer në një farsë politike duke theksuar se nuk mund të ketë ndonjë ndryshim të qëndrimeve pa një marrëveshje të mirëfilltë politike.

“Krejt kjo, çka po shohim, këto përsëritje janë për absurditet. Tani më janë edhe qesharake, për arsye se pa një marrëveshje politike nuk mund të ketë ndryshim të qëndrimeve,” tha Zogaj.

Ai rikujtoi qëndrimin e LDK-së duke potencuar se propozimi i vetëm realist për të dalë nga ky ngërç është formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare.

“LDK në vazhdimësi po e rithekson që zgjidhja e vetme nga ky ngërç politik është ideja jonë, propozimi ynë për qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare. Vetëm ajo qeveri mundet me e çua vendin deri në zgjedhjet e ardhshme të pranverës të vitit 2026 dhe me i përgatit zgjedhjet lokale të tetorit,” shtoi ai.

LDK vazhdon të këmbëngulë se pa një marrëveshje konsensuale ndërmjet partive parlamentare, situata aktuale do të mbetet e bllokuar dhe pa zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.