Në Istog u zhvillua takimi i kryesisë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me kryetarët e degëve, ku u diskutua për ecurinë dhe sfidat e aktiviteteve të partisë në nivel lokal.
Njëri nga folësit kryesorë ishte Alban Zogaj, kryetar i Degës së Tretë të LDK-së, i cili prezantoi arritjet dhe angazhimet e degës që ai drejton.
Zogaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes degëve dhe kryesisë qendrore për të adresuar nevojat dhe prioritetet e qytetarëve duke nënvizuar se puna në terren është thelbësore për rritjen e mbështetjes së partisë.
Takimi u përqendrua edhe në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe strategjitë për të rritur praninë e LDK-së në skenën politike të vendit.
Leave a Reply