Zogaj: Numri 113 është numër fitues

Zogaj: Numri 113 është numër fitues

Është tërhequr shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë numrin 113.

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, njëherësh deputet i saj, Alban Zogaj, është shprehur i kënaqur me këtë numër duke e cilësuar si një simbol të fitores.

“Numri 113 është një numër fitues. Ky numër na jep besim, energji dhe motivim që më 12 tetor ta bëjmë realitet fitoren e LDK-së. Ky është numri i fitores së madhe,” ka deklaruar Zogaj.

Ai u ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të degës së tretë që të përkrahin fuqishëm kandidatët e saj për asamblistë duke theksuar se ata përfaqësojnë profesionalizëm dhe përkushtim qytetar.

“LDK-ja është shtëpia jonë politike dhe kandidatët tanë janë njerëz të dëshmuar që punojnë për qytetarët dhe vizionin e zhvillimit. Ftoj secilin prej jush që më 12 tetor të votoni LDK-në me numrin 113 dhe kandidatët tanë, sepse kjo është vota për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për një Prishtinë më të fortë, më të hapur dhe përtej pritshmërive – Prishtina Përtej,” ka shtuar Zogaj.

Kandidatët e degës së tretë të LDK-së janë:

  1. Sokol Havolli (nr. 2);
  2. Pëllumb Bajqinovci (nr. 4);
  3. Elmire Nikçi Rexha (nr. 6);
  4. Amir Simnica (nr. 17);
  5. Driton Rukiqi (nr. 22);
  6. Shpend Avdili (nr. 37);
  7. Blerim Sinani (nr. 40);
  8. Astrit Gashi (nr. 46);
  9. Fjolla Vrajolli (nr. 48); dhe
  10. Zela Krasniqi (nr. 51).

Në të njëjtën kohë, Zogaj ka bërë thirrje që votuesit të përkrahin edhe kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës duke e cilësuar atë si një lider vizionar.

“Përparim Rama është kandidati që i dha Prishtinës vizion, projekte konkrete dhe energji për zhvillim. Ai është njeriu i duhur për kryeqytetin, drejt një Prishtine që shkon përtej pritshmërive – Prishtina Përtej. Vota për LDK-në dhe Përparim Ramën është votë për qytetari, zhvillim dhe të ardhmen e fëmijëve tanë,” ka përfunduar Zogaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.