Zogaj nderon sakrificën e Adem Jasharit dhe dëshmorëve të kombit: Është detyra jonë ta çojmë amanetin përpara

Zogaj nderon sakrificën e Adem Jasharit dhe dëshmorëve të kombit: Është detyra jonë ta çojmë amanetin përpara

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, njëherësh nënkryetar i Prishtinës, Alban Zogaj, ka përkujtuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Zogaj tha se kjo epope nuk është vetëm një ngjarje historike, por një kujtesë e përjetshme e guximit dhe idealit për liri.

“Epopeja e UÇK-së nuk është vetëm histori, por një kujtesë e përjetshme e guximit, sakrificës dhe idealit për liri. Është detyra jonë që këtë amanet ta mbrojmë dhe ta çojmë përpara duke punuar për një Kosovë të zhvilluar,” ka thënë Zogaj.

Ai përmbylli mesazhin e tij duke nderuar heronjtë e kombit me fjalët: “Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.