Kryetari i degës së tretë të LDK-së, njëherësh nënkryetar i Prishtinës, Alban Zogaj, ka zhvilluar një takim entuziast në Malishevë, vendlindjen e të parëve të tij dhe tokën e babait të tij.
Zogaj e përshkroi tubimin si një përqafim shpirtëror me bashkëvendësit, të cilët, sipas tij, gjithmonë i kanë dhënë mbështetje dhe forcë.
“Malisheva ka zemër të madhe, dhe sonte ajo zemër rrahu për bashkimin, zhvillimin dhe vizionin tonë të përbashkët,” deklaroi Zogaj.
Ai falënderoi të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë dhe shprehu besimin se së bashku mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të tij politike për promovimin e vizionit dhe të platformës së LDK-së në prag të zgjedhjeve.
Leave a Reply