Zogaj: LDK mbetet parti e institucioneve dhe qytetarëve, nuk hymë në pazare politike

Zogaj: LDK mbetet parti e institucioneve dhe qytetarëve, nuk hymë në pazare politike

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti Alban Zogaj ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e palëkundur në parimet e saj si parti e institucioneve, e ligjit dhe e qytetarëve.

Në një reagim publik, Zogaj theksoi se sulmet e drejtuara ndaj LDK-së nga të gjitha anët vetëm sa e konfirmojnë rëndësinë e saj si faktor kyç në politikën e vendit.

“Askush pos elektoratit të LDK-së nuk determinon vendimet tona. As pushteti, as kampet e tjera. Nuk hymë në pazare politike dhe nuk marrim vendime për kalkulime afatshkurtra. Ne jemi këtu për Kosovën dhe qytetarët e saj,” u shpreh ai.

Deputeti i LDK-së gjithashtu nënvizoi se partia e tij nuk është dhe nuk do të jetë “dorë e zgjatur” e askujt duke e distancuar nga çdo ndikim i jashtëm.

Kjo deklaratë vjen në një kohë të rëndësishme politike duke reflektuar pozicionin e LDK-së në raport me zhvillimet aktuale në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.