Zogaj: LDK-ja, 35 vite simbol i rezistencës dhe i demokracisë në Kosovë

Zogaj: LDK-ja, 35 vite simbol i rezistencës dhe i demokracisë në Kosovë

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shënon 35-vjetorin e themelimit, një moment historik që përkujtohet me krenari nga kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj. Ai vlerësoi rëndësinë e kësaj date si fillimin e një rrugëtimi që ndryshoi historinë e Kosovës.

“Para 35 vitesh, në një kohë të vështirë, vizioni i Dr. Ibrahim Rugovës dhe një grupi intelektualësh guximtarë vendosi themelet e një lëvizjeje politike që frymëzoi popullin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë,” deklaroi Zogaj.

LDK-ja u shndërrua në simbol të rezistencës paqësore dhe përfaqësues të aspiratave për një shtet të pavarur e demokratik. Zogaj theksoi se, pavarësisht sfidave të shumta, partia ka qëndruar e palëkundur në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve.

Në këtë përvjetor, LDK nderon të gjithë ata që kontribuuan në themelimin, forcimin dhe vazhdimësinë e saj, duke përfshirë ata që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Zogaj përfundoi mesazhin e tij duke premtuar se partia do të vazhdojë të mbrojë dhe zhvillojë trashëgiminë e saj, gjithnjë me vizion të qartë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Urime 35-vjetorin e LDK-së!

Leave a Reply

Your email address will not be published.