Zogaj: LDK doli forca më e madhe politike në vend, rikthehet fuqishëm për një Kosovë që ecën përtej

Zogaj: LDK doli forca më e madhe politike në vend, rikthehet fuqishëm për një Kosovë që ecën përtej

Deputeti dhe kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë Alban Zogaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit duke theksuar se LDK ka dalë forca më e madhe politike në vend.

Zogaj ka bërë të ditur se LDK ka fituar pa balotazh në tri komuna, prin në kryeqytet dhe në disa qendra të tjera të mëdha urbane, ndërsa është në garë të fuqishme në shumë komuna të tjera.

“Ky rezultat e konfirmon besimin e qytetarëve në punën tonë, në seriozitetin, në përvojën dhe në modelin tonë të qeverisjes që bashkon, zhvillon dhe krijon mundësi,” ka deklaruar Zogaj.

Ai ka shprehur falënderim të veçantë për qytetarët që i kanë dhënë besimin LDK-së, si dhe për të gjithë aktivistët, komisionerët e vëzhguesit që, sipas tij, e bënë të mundur këtë ditë historike.

“LDK po rikthehet fuqishëm – për një Kosovë që ecën përtej,” ka përfunduar Zogaj në reagimin e tij.

#LDK #KosovaPërtej #Zgjedhjet2025

Leave a Reply

Your email address will not be published.