Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetari i degës së tretë, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë në zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Ai e ka cilësuar këtë iniciativë si një “tentim të turpshëm” për të fshehur pazaret politike nga qytetarët.
“Në një kohë kur vendi ka nevojë për më shumë transparencë dhe llogaridhënie, kërkesa për fshehje të votës është hap mbrapa për demokracinë,” ka deklaruar Zogaj. Sipas tij, çdo votë për pozita të larta institucionale duhet të jetë publike, e hapur dhe e sqaruar para qytetarëve.
Ai paralajmëroi se votimi i fshehtë krijon hapësirë për pazare politike dhe mbrojtje të interesave personale duke e shmangur vullnetin e sinqertë politik. “Vota e fshehtë është strehë për pazare dhe për interesa personale, jo për vullnet politik të sinqertë,” përfundoi Zogaj.
Leave a Reply