Certifikohen zgjedhjet – Zogaj konfirmohet deputet, falënderon 19025 votuesit për besimin e dhënë

Certifikohen zgjedhjet – Zogaj konfirmohet deputet, falënderon 19025 votuesit për besimin e dhënë

Pas një procesi të gjatë numërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë vendim, konfirmohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, i cili do të ketë 120 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet me 20 mandate.

Në mesin e deputetëve të zgjedhur nga radhët e LDK-së është edhe Alban Zogaj, kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë. Pas certifikimit të rezultatit, Zogaj ka shprehur mirënjohjen e tij për anëtarët dhe simpatizantët e degës duke i falënderuar 19025 votuesit për besimin e dhënë.

“Ky mandat është përgjegjësi dhe nder i madh. Do të jem zëri i të gjithë atyre që më kanë mbështetur dhe do të punoj me përkushtim për të mbrojtur vlerat e LDK-së dhe të Presidentit Rugova,” ka deklaruar ai.

Ai zgjidhet në postin e deputetit, pas një periudhe të bujshme dhe aktiviteti të frytshëm si nënkryetar i Prishtinës.

Me certifikimin e rezultateve, Kosova i afrohet fazës së formimit të institucioneve të reja, ndërsa sytë mbeten tek negociatat për qeverinë e re dhe sfidat politike që e presin vendin pas këtyre zgjedhjeve.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Lumr Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja s’do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa postin e kryeministrit. Sipas tij, LDK-ja nuk synon dhe s’punon për “qeveri afatshkurtër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.