Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ka deklaruar para nisjes së seancë konstituive se ka një hendek mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“E kemi refuzuar sepse ne po duam të qëndrojmë në pozicionin tonë. Ka një hendek të madh, që e kemi shpjeguar që disa herë”, tha ai para mediave.
Zogaj deklaroi se ideja e këtyre seancave është për t’i bërë presion të gjithëve partive politike për të dalë nga ngërçi politik.
“Por, po shihet që këto nuk po japin një rezultat të tillë. Ne kërkojmë qasje serioze, e qasja serioze kërkon komunikim nga partia fituese”, shtoi ai.
Sot pritet të mbahet seanca e 18 e konstituivit të Kuvendit të Kosovës.
Leave a Reply