Zogaj ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve të besimit islam

Zogaj ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve të besimit islam

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka përcjellë një urim të përzemërt për të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët besimtarë.

“Në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, uroj nga zemra të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe bashkëqytetarët tanë që e kremtojnë këtë festë. Lutem që agjërimi, lutjet dhe përkushtimi i secilit gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar dhe shpërblyer me mëshirë, begati e paqe.

Fitër Bajrami na kujton rëndësinë e solidaritetit, faljes dhe kujdesit për njëri-tjetrin. Le të na shërbejë kjo festë si mundësi për të forcuar lidhjet tona familjare, shoqërore e njerëzore, duke kultivuar mirëkuptim, dashuri dhe respekt për të gjithë.

Ju dëshiroj që këtë Bajram ta kaloni pranë më të dashurve tuaj, me shëndet, lumturi e gëzim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.