Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, dhe deputeti Alban Zogaj, ka zhvilluar sot një takim me Forumin e Gruas të kësaj dege, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre gjatë fushatës zgjedhore.
Zogaj uroi anëtaret e Forumit për fitoren e LDK-së në Prishtinë dhe i falënderoi për punën, përkushtimin dhe energjinë që, sipas tij, ishin vendimtare në këtë proces. Ai theksoi se roli i grave në këtë fitore ka qenë kyç duke i cilësuar ato si “forca më e qëndrueshme, më organizuese dhe më frymëzuese e LDK-së”.
“Pa kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, kjo fitore nuk do të ishte e mundur,” u shpreh Zogaj duke vlerësuar angazhimin e grave të Degës III gjatë gjithë fushatës.
Takimi u mbyll me zotimin për vazhdimësi të bashkëpunimit dhe fuqizimit të rolit të gruas brenda strukturave të LDK-së.
Në fund, Zogaj e shoqëroi postimin e tij me hashtagët: #LDK #Dega3 #Prishtina #ForumiGruas.

Leave a Reply