Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti Alban Zogaj, ka shprehur mirënjohje për të gjithë anëtarët dhe kandidatët që kontribuuan gjatë fushatës zgjedhore. Në një mesazh drejtuar strukturës së degës, Zogaj falënderoi për angazhimin, përkushtimin dhe punën e bërë duke theksuar se dega e tretë është përfaqësuar me dinjitet me 10 kandidatë për Asamblenë Komunale.
Ai bëri të ditur se tre prej tyre, Sokoli, Amiri dhe Pëllumbi, kanë fituar besimin për të hyrë në Kuvendin Komunal, ndërsa të tjerët kanë arritur rezultate të denja.

“Ky është një sukses i përbashkët që dëshmon për energjinë, seriozitetin dhe përgatitjen e ekipit tonë,” ka theksuar Zogaj.
Në fund të mesazhit të tij, ai uroi përfaqësuesit e rinj në Kuvend dhe të gjithë kandidatët që dhanë kontribut në këtë garë duke theksuar se rrugëtimi vazhdon me të njëjtin besim dhe përkushtim për raundin e dytë dhe për fitoren më 9 nëntor.
“Shihemi së shpejti,” përmbylli Zogaj mesazhin e tij.

Leave a Reply