Kryeqyteti kërkon zhvillim, jo cinizëm nga Kurti

Kryeqyteti kërkon zhvillim, jo cinizëm nga Kurti

Në vend të një përgjigjeje konstruktive për bashkëpunim institucional, Albin Kurti, ka zgjedhur të ironizojë kërkesat e përfaqësuesve të Prishtinës për mbështetje në projektet madhore të kryeqytetit. Kjo ka nxitur reagime të forta nga përfaqësuesit e degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova” në Prishtinë, të cilët theksojnë se qytetarët presin vizion e jo bllokada politike.

Zogaj: Kjo nuk është politikë, është përçmim ndaj Prishtinës

Deputeti dhe kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova” në Prishtinë, Alban Zogaj, ka reaguar ndaj batutës përçmuese të Albin Kurtit, i cili, në vend të një përgjigjeje për kërkesën për bashkëpunim në projektet zhvillimore të Prishtinës, ka thënë: “Në vjeshtë kërko një punë tjetër!”.

“Kjo nuk është politikë. Është mungesë respekti për Kryeqytetin dhe qytetarët e tij. Prishtina ka nevojë për vizion e përkrahje, jo për ironi e cinizëm,” u shpreh Zogaj.

Amir Simnica: Në Prishtinë do të ketë garë mes zhvillimit dhe bllokimit

Amir Simnica, asamblist nga dega e tretë e LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, në Komunën e Prishtinës, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke e akuzuar për tentativa të vazhdueshme për të bllokuar zhvillimin e kryeqytetit.

Sipas Simnicës, ndërkohë që kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, vazhdon të kërkojë bashkëpunim mes nivelit qendror dhe atij komunal për të avancuar projekte zhvillimore, Kurti dhe partia e tij janë të përqendruar vetëm në sabotim institucional në rastet kur nuk qeverisin vetë.

“Në Prishtinë duket qartë se beteja e vitit 2025 do të jetë në mes të zhvillimit dhe bllokadës,” shkruan Simnica. Ai kujton se në vitin 2021, qytetarët refuzuan kandidatin e VV-së, Arben Vitia, e dërguan në sektor privat për t’a kthyer përsëri Kurti në ministri dhe se historia do të përsëritet sërish në vitin 2025, kësaj here me një tjetër kandidat që, sipas tij, “do të përfundojë në ndonjë OJQ në Prizren.”

Asamblisti i LDK-së thekson se qytetarët prishtinas nuk bien pre e populizmit dhe janë të vetëdijshëm për nevojën për vazhdimin e projekteve të nisura.

“Karremet e populizmit votuesi prishtinas nuk i ha. Këtë e din edhe Kurti me xhematlinjt’ e tij. Prishtina vazhdon me Përparimin,” përfundon reagimin e tij Simnica.

Nikçi Rexha: Kurti duhej t’i kërkonte falje Prishtinës, por zgjodhi pushtetin mbi qytetin

Asamblistja nga dega e tretë e LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Elmire Nikçi Rexha, ka reaguar ndaj Albin Kurtit duke e akuzuar për sabotim të zhvillimit të kryeqytetit gjatë katër viteve të fundit. Në një postim publik, ajo thekson se sot ishte dita kur Kurti duhej t’i bënte një nder Prishtinës duke kërkuar falje dhe duke uruar fitoren e Përparim Ramës.

“Sot ishte dita kur Albin Kurti duhej t’i bënte një nder Prishtinës – të kërkonte falje për sabotimin e 4 viteve dhe t’i uronte fitoren Përparim Ramës. Por kur s’të intereson qyteti, por vetëm pushteti – as dinjitet s’ke më,” shkruan Nikçi Rexha.

Ajo përfundon reagimin me mesazhin se Prishtina është më e madhe se inatet politike dhe se do të ecë përpara, pa dhe kundër atyre që e kanë penguar zhvillimin e saj.

Në fund, ajo shpreh mbështetjen për kryetarin aktual të Prishtinës me mesazhin “+4 LDK Përparim Rama ✌️”.

Havolli: Përkundër bllokadave, Përparim Rama vazhdon punën për Prishtinën dhe kërkon bashkëpunimLajmi:

Drejtori i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka reaguar pas deklaratave të fundit politike që përfshijnë edhe sulme nga Kryeministri në detyrë ndaj Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama.

Havolli theksoi se Rama, që nga dita e parë e mandatit të tij, ka kërkuar bashkëpunim me të gjithë akterët institucionalë për të mirën e qytetit, edhe pse gjatë pothuajse katër viteve të fundit është përballur me bllokime të vazhdueshme, përfshirë edhe nga Kuvendi i Kosovës.

“Sot, kur Kryeministri në detyrë zgjedh të sulmojë, është e qartë se përveç pengesave që i ka sjellë Prishtinës, nuk ka ofruar asnjë mbështetje. Megjithatë, Përparim Rama vazhdon me kërkesën për bashkëpunim dhe me realizimin e projekteve konkrete në të mirë të qytetarëve,” deklaroi Havolli.

Ai shtoi se përkundër sfidave dhe mungesës së përkrahjes nga qeveria qendrore, puna për Kryeqytetin nuk ka ndalur, me shumë projekte që tashmë janë në realizim apo përfundim.

“Ne punojmë së bashku për Prishtinën, sepse këtu bëhen bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës,” përmbylli ai.

Përfaqësuesit e degës së tretë theksojnë se qytetarët presin investime të mirëfillta dhe mbështetje institucionale, jo cinizëm politik. Në prag të zgjedhjeve lokale dhe qendrore të vitit 2025, zhvillimi i Prishtinës po shndërrohet në një kauzë përballë bllokadës politike që, sipas tyre, vjen nga Qeveria në detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.