Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjitha strukturat e degës pas një rezultati të shkëlqyer në zgjedhje.
Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët për punën maratonike dhe angazhimin e jashtëzakonshëm që çoi në dyfishimin e votave.
“Me përkushtimin dhe energjinë tuaj, kemi arritur një rezultat të shkëlqyer – nga 3,880 vota në vitin 2021, tashmë kemi arritur në 8,209 vota,” tha Zogaj duke e cilësuar këtë si një dëshmi të fuqisë dhe organizimit të ekipit të tij.
Ai vlerësoi këtë sukses si fryt të përkushtimit kolektiv dhe theksoi se ky është vetëm një hap drejt sukseseve të mëdha që e presin LDK-në.
“Përkushtimi juaj është frymëzim dhe motiv për të vazhduar më tej me edhe më shumë vullnet dhe energji!” përfundoi ai.
Leave a Reply