Kryetari i Degës së Tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, zhvilloi një takim me strukturat e partisë në këtë degë.
“Gjatë takimit, u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e vendit dhe zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Zogaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve për të arritur suksese të mëtejshme për Kosovën.
Ai inkurajoi anëtarët e degës që të qëndrojnë të bashkuar dhe të angazhuar në realizimin e synimeve të përbashkëta për të mirën e vendit.
Leave a Reply