Zogaj: diaspora ka të drejtën e votës, nuk mund të heshtet

Zogaj: diaspora ka të drejtën e votës, nuk mund të heshtet

Alban Zogaj, kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, dhe deputeti i ardhshëm, ka kritikuar ashpër përpjekjet e disa politikanëve për të heshtur zërin e diasporës duke theksuar se ankimet ndaj votave të diasporës janë një tentativë për të manipuluar rezultatet demokratike për interesa të ngushta politike.

Zogaj ka theksuar se diaspora ka një të drejtë të pamohueshme për të votuar dhe se çdo votë e ardhur me postë është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit. Ai ka shtuar se nuk ka asnjë të drejtë për të zhvlerësuar votën e mijëra bashkatdhetarëve, të cilët kontribuojnë çdo ditë për zhvillimin e Kosovës.

Për më tepër, Zogaj ka theksuar se demokracia funksionon vetëm kur respektohen të gjitha rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht se a i pëlqejnë apo jo disa grupe politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.