Zogaj denoncon sabotimin me mbeturina: Prishtina nuk do të dorëzohet!

Zogaj denoncon sabotimin me mbeturina: Prishtina nuk do të dorëzohet!

Alban Zogaj, kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputet, ka denoncuar sabotimin e fushatës në Prishtinë me mbeturina nga ata që kontrollojnë ndërmarrjen e pastrimit.

Ai tha se qyteti është bërë peng i kësaj fushate, pasi refuzojnë të pastrojnë dhe bllokojnë çdo zgjidhje alternative që ofron Komuna.

Megjithatë, Zogaj premton se fushata e LDK-së në Prishtinë nuk do të ndalet dhe se kompanitë e tjera do të angazhohen menjëherë për të pastruar qytetin, si nga mbeturinat ashtu edhe nga “logjika e sabotimit”.

Ai thekson se Prishtina nuk do të bie më pre e lojërave primitive dhe se qytetarët po e shohin dhe dinë mirë se çfarë po ndodh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.