Kryetari i Degës së Tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka vazhduar takimet me strukturat e nëndegëve të degës, ku u diskutuan hapat e ardhshëm drejt forcimit të vizionit për një shtet më të fortë dhe më të zhvilluar. Zogaj theksoi se angazhimi dhe përkushtimi i përbashkët i anëtarëve të partisë janë thelbësorë për realizimin e objektivave të LDK-së duke u fokusuar në projekte konkrete që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve.
Ai tha se, gjatë takimit, u vendos theksi në nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet strukturave lokale dhe qendrore të partisë, për të adresuar sfidat aktuale dhe për të hartuar strategji të reja që do të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur për qytetarët e Kosovës.
“Me angazhim dhe përkushtim të përbashkët, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë,” u shpreh Zogaj, duke ftuar anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së që të qëndrojnë të bashkuar dhe të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta.
Zogaj siguroi se LDK do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në skenën politike të Kosovës, duke promovuar politikat që mbështesin zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e institucioneve shtetërore.
Leave a Reply