Alban Zogaj, kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se kjo degë është plotësisht e gatshme për hapjen e madhe të fushatës së LDK-së dhe për proceset politike që priten në muajin tetor.
Në fjalën e tij gjatë takimit të përbashkët të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, me 83 kryetarët e nëndegëve të pesë degëve të kryeqytetit, Zogaj theksoi mobilizimin e plotë të strukturave të degës që ai udhëheq.
“Edhe dega e tretë, “Dega e Presidentit Rugova”, është gati edhe për hapje edhe për krejt proceset që po na presin në këtë muaj shumë të rëndësishëm. Ne i kemi 15 nëndegë në degën e tretë, të gjitha janë mobilizuar për hapjen e madhe. Dhe e kemi në target, një qëllim që secila të sjellë nga 50 persona, që na çojnë në 750 si degë e tretë. Do të përpiqemi me ardhur edhe në mënyrë të organizuar prej Bregut të Diellit. Përndryshe shihemi në Pallatin e Rinisë”, u shpreh Zogaj.
Ky mobilizim shihet si pjesë e strategjisë së përgjithshme të LDK-së për të siguruar pjesëmarrje masive në tubimin e hapjes së fushatës në Prishtinë dhe për të treguar unitetin e strukturave në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Leave a Reply