Zogaj alarmon për sigurinë: Katër vrasje për një javë, kërkon reagim urgjent

Zogaj alarmon për sigurinë: Katër vrasje për një javë, kërkon reagim urgjent

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, njëherësh deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka reaguar ashpër pas katër vrasjeve të ndodhura brenda një jave në vend. Përmes një deklarate publike, ai ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për situatën e sigurisë duke e cilësuar atë si alarmante dhe duke kërkuar reagim urgjent nga institucionet.

“Katër jetë të humbura. Katër familje të shkatërruara. Një shoqëri e tronditur. Kjo nuk është thjesht statistikë. Është alarm! Duhet reagim – tani! Nuk ka siguri pa drejtësi!”, ka shkruar Zogaj.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa ka bërë thirrje për masa konkrete që do të ndihmonin në parandalimin e rasteve të tilla tragjike.

Deputeti i LDK-së theksoi se pa një sistem të fuqishëm të drejtësisë dhe sigurisë, rastet e tilla mund të përsëriten duke rrezikuar stabilitetin shoqëror dhe jetën e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.