Zogaj: Aktgjykimi i Kushtetueses ia ndalon grupit më të madh parlamentar bllokimin e Kuvendit

Zogaj: Aktgjykimi i Kushtetueses ia ndalon grupit më të madh parlamentar bllokimin e Kuvendit

Deputeti, njëherësh kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituivit të Kuvendit. Ai ka thënë se ky vendim konfirmon qëndrimin e LDK-së, sipas të cilit asnjë grup parlamentar, pavarësisht madhësisë, nuk ka të drejtë të bllokojë procesin e konstituivit.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese qartëson atë që e kemi thënë në vazhdimësi, se asnjë grup parlamentar, sado i madh, nuk mund ta bllokojë konstituivin e Kuvendit. Tashmë është përgjegjësi e të parit të kërkojë konsensus dhe të respektojë rregullat demokratike”, ka deklaruar Zogaj.

Ai theksoi se LDK riafirmon përkushtimin për një parlamentarizëm funksional, për respektim të Kushtetutës dhe për ndërtimin e institucioneve që burojnë nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Zogaj gjithashtu i ka bërë thirrje grupit më të madh parlamentar që të heqë dorë nga çdo përpjekje për bllokadë dhe të kontribuojë në konstituivin sa më të shpejtë të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.