Kryetari i degës së tretë të LDK-së, Alban Zogaj, ka uruar qytetarët për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës duke e cilësuar këtë ditë si momentin më të rëndësishëm të shtetësisë sonë.
“Sot festojmë ditën kur ëndrra e gjeneratave u bë realitet. Kjo ditë na kujton sakrificën, guximin dhe përkushtimin e atyre që luftuan për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike,” ka theksuar Zogaj.
Ai ka bërë thirrje që ky përvjetor të festohet me krenari dhe përkushtim për të ndërtuar një shtet më të fortë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët.
“Urime të gjithëve!” ka përfunduar ai mesazhin e tij.
Leave a Reply