Zogaj: 12 tetori – dita e fitores së madhe të LDK-së

Zogaj: 12 tetori – dita e fitores së madhe të LDK-së

Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti Alban Zogaj, në prag të ditës së zgjedhjeve, ka dërguar një mesazh motivues për të gjithë kandidatët e LDK-së në mbarë vendin.

Zogaj theksoi se 12 tetori është dita e punës, përkushtimit dhe besimit qytetar që anëtarët e LDK-së e kanë ndërtuar me muaj e vite. Ai lavdëroi kandidatët për qetësinë, përgjegjësinë dhe qytetarinë që kanë treguar gjatë fushatës duke e cilësuar atë si një model të kulturës politike dhe dashurisë për vendin.

“Në çdo qytet, në çdo lagje e fshat, ju keni përfaqësuar me dinjitet vlerat e LDK-së: qetësinë, përgjegjësinë dhe qytetarinë. Keni treguar se fushata bëhet me kulturë, me vizion dhe me dashuri për vendin,” tha Zogaj.

Në përmbyllje, ai uroi suksese dhe fitore të madhe për të gjithë kandidatët duke shprehur bindjen se nesër qytetarët do ta konfirmojnë besimin e tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës – forca që ndërton, bashkon dhe udhëheq me vlera.

“Le të jetë 12 tetori dita e fitores sonë së madhe!”, përfundoi Zogaj duke e shoqëruar mesazhin me flamurin e Kosovës dhe ngjyrat blu të LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.