Zgjerohet kryesia e degës së tretë të LDK-së, Zogaj mirëpret anëtarët e rinj

Zgjerohet kryesia e degës së tretë të LDK-së, Zogaj mirëpret anëtarët e rinj

Kryetari i degës së tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka zgjeruar kryesinë e kësaj dege duke mirëpritur anëtarët e rinj që i janë bashkuar strukturës drejtuese.

Në një mesazh drejtuar tyre, Zogaj u shpreh i lumtur për përfshirjen e kuadrove të reja dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të tyre për të forcuar partinë dhe për të sjellë ndryshime pozitive për qytetarët.

“Bashkë do të punojmë me përkushtim për të ndërtuar politika të qëndrueshme, për të fuqizuar vlerat tona dhe për të garantuar një qeverisje të përgjegjshme dhe transparente,” tha ai.

Ndërkohë, anëtarët e rinj të kooptuar premtuan përkushtim maksimal në punën e tyre duke e cilësuar LDK-në si “partinë e zemrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.