Tubimi final i LDK-së në sheh: Kthesa e madhe për republikën

Tubimi final i LDK-së në sheh: Kthesa e madhe për republikën

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ftuar qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës së partisë së tij, i cili do të mbahet sonte në Sheshin e Prishtinës.

“Ejani në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në ngjarjen që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë,” ka deklaruar Abdixhiku duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë tubim, që pritet të jetë më i madhi i mbajtur gjatë kësaj fushate, do të marrin pjesë figura të larta të partisë, mbështetës dhe simpatizantë nga e gjithë Kosova. Abdixhiku ka theksuar se ky është momenti për ndryshimin e madh dhe për një qeverisje të re.

“Le të ketë festë! Sepse kushtrimi ka rënë tashmë! Fitore, dhe asgjë më pak!” ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.