Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka mbajtur fjalimin e tij të parë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, por jo në rrethana që ai i kishte imagjinuar. Në një deklaratë publike, Zogaj tha se kishte shpresuar që fjala e tij e parë në Kuvend të ishte për ekonomi, zhvillim, projekte dhe ide...
Tag: #Deputet
Zogaj: Përgjegjësia për zhbllokimin e institucioneve bie mbi fituesin e zgjedhjeve – Qeveria gjithëpërfshirëse, zgjidhja më e mirë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, në një deklaratë për Kosova.info, ka theksuar se deputetët nuk janë të papërgjegjshëm, por përballen me kokëfortësinë politike të partisë fituese të zgjedhjeve, e cila sipas tij nuk po bën asnjë përpjekje për krijimin e institucioneve të reja. “Absolutisht jo, deputetët nuk janë të papërgjegjshëm. Çdo...
Zogaj kundër votimit të fshehtë për Kryetarin e Kuvendit: Tentativë e turpshme për fshehje të pazareve politike
Deputeti i LDK-së, njëherësh kryetari i degës së tretë, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë në zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Ai e ka cilësuar këtë iniciativë si një “tentim të turpshëm” për të fshehur pazaret politike nga...
Zogaj: Në Kuvend për qytetarin dhe në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës
Deputeti i sapozgjedhur dhe kryetar i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, ka marrë pjesë sot në seancën inauguruese të Kuvendit të Republikës së Kosovës duke deklaruar se mbetet i përkushtuar në shërbim të qytetarit dhe në mbrojtje të Kushtetutës. “Në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjithmonë në shërbim...
Zogaj: Kushtetuta nuk lejon që Kurti të jetë njëkohësisht Kryeministër dhe Deputet – ka vetëm 52 vota
Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti Alban Zogaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të ditës së parë të punimeve të Kuvendit të ri të Kosovës duke theksuar se Albin Kurti nuk mund të jetë njëkohësisht Kryeministër dhe Deputet, sipas Kushtetutës së Republikës. “Nuk mundesh me qene edhe Kryeministër,...
Certifikohen zgjedhjet – Zogaj konfirmohet deputet, falënderon 19025 votuesit për besimin e dhënë
Pas një procesi të gjatë numërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë vendim, konfirmohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, i cili do të ketë 120 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet me 20 mandate. Në mesin e...
Zogaj dorëhiqet nga posti i Nënkryetarit të Prishtinës për t’u fokusuar në mandatin e deputetit
Alban Zogaj ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga pozita e Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, duke përmbyllur një mandat trevjeçar të angazhimit në shërbim të kryeqytetit. Ai e cilësoi këtë periudhë si një përvojë të jashtëzakonshme, duke falënderuar ekipin me të cilin ka punuar, kryetarin Përparim Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe strukturat...






