Tubim madhështor në degën e tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë – Abdixhiku prezanton projektet dhe ekipin e degës së tretë, me theks të veçantë në përfaqësimin e grave Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj, deklaroi se “kur çohet në këmbë dega e tretë, LDK...
Tag: #Alban Zogaj
Zogaj: Nëndegët e degës së tretë të mobilizuara dhe të bashkuara për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, Alban Zogaj ka bërë të ditur se takimet mobilizuese me nëndegët e degës po zhvillohen me përkushtim të madh dhe në një frymë të lartë bashkëpunimi. Sipas tij, këto takime po dëshmojnë organizim serioz, unitet të plotë dhe gatishmëri të fuqishme për angazhim...
Zogaj: Prishtina zgjedh shpresën – gjysma e listës sonë janë gra, ekipi ynë mishëron profesionalizëm dhe integritet
Alban Zogaj, një nga zërat kryesorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka prezantuar me krenari listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit duke theksuar energjinë e re, profesionalizmin dhe balancën që karakterizojnë këtë ekip. Zogaj u shpreh se Prishtina këtë herë flet me më shumë qartësi se kurrë: me njerëz të besueshëm,...
Dega e tretë e LDK-së nderon 81-vjetorin e lindjes së Presidentit historik Ibrahim Rugova
Alban Zogaj dhe anëtarët e degës kryejnë homazhe, ndërsa Rrahman Ismajli rikujton me nostalgji rolin vendimtar të Rugovës në shtetformimin e Kosovës Me rastin e 81-vjetorit të lindjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Dega e tretë e LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, zhvilloi sot homazhe për të nderuar jetën dhe veprën...
Ukë Rugova zyrtarisht në listën e LDK-së
Kreu i LDK-së viziton Familjen Rugova dhe zyrtarizon kandidimin e Ukës duke e cilësuar Rugovën si arkitekt të shtetit dhe busull të përhershme drejt Perëndimit Në 81-vjetorin e lindjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se ka pranuar kërkesën e Familjes Rugova për përfshirjen...
Zogaj u bën thirrje bashkatdhetarëve: Regjistrohuni për votim jashtë vendit, vota juaj është vendimtare
Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, dhe deputeti Alban Zogaj ka drejtuar një mesazh të posaçëm për bashkatdhetarët në mërgatë duke i ftuar të regjistrohen për votim jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Ai theksoi se procesi është i thjeshtë dhe realizohet online përmes faqes së...
Zogaj pas shpalljes së zgjedhjeve: LDK gati për garë me vizion të qartë për Kosovën
Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe deputeti, Alban Zogaj, ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga Presidentja e vendit, të caktuara për datën 28 dhjetor. Ai e ka cilësuar këtë moment si një hap të rëndësishëm për vendin dhe për funksionimin e demokracisë parlamentare në...
Rama motivon strukturat e LDK-së: Kemi fituar vetë, kemi prova pse duhet ta qeverisim edhe Kosovën
Alban Zogaj dhe Përparim Rama kërkojnë unitet dhe mobilizim maksimal në prag të zgjedhjeve të parakoshshme parlamentare duke theksuar se rezultatet në Kryeqytet janë prova më e fortë e kapaciteteve të LDK-së Zogaj njofton Ramën: Dega e Presidentit Rugova rekord votash – fituat në 7 nga 8 qendrat Alban Zogaj, kryetar i degës së tretë...
Zogaj falënderon Forumin e Gruas të degës III: Gratë ishin forca vendimtare e fitores së LDK-së në Prishtinë
Kryetari i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, dhe deputeti Alban Zogaj, ka zhvilluar sot një takim me Forumin e Gruas të kësaj dege, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre gjatë fushatës zgjedhore. Zogaj uroi anëtaret e Forumit për fitoren e LDK-së në Prishtinë dhe...
Abdixhiku: Prishtina po flet e para – mbështetje e madhe për LDK-në dhe Përparim Ramën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim entuziast me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ku ka theksuar se mbështetja për LDK-në po rritet çdo ditë e më shumë. “Sonte na dhanë mbështetjen e madhe drejt fitores kapitale që po na...









