Rukiqi ironizon rivalët politikë në Prishtinë: Ju pini kafe, se ka kush e udhëheq kryeqytetin

Rukiqi ironizon rivalët politikë në Prishtinë: Ju pini kafe, se ka kush e udhëheq kryeqytetin

Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Driton Rukiqi, njëherësh anëtar kryesie i degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ka reaguar me një koment ironik ndaj iniciativave të fundit të kundërshtarëve politikë në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rukiqi ka thumbuar disa prej akterëve politikë që së fundmi kanë ndërmarrë aksione simbolike në Prishtinë, si pastrimi i trotuareve, hapja e shesheve apo paraqitja me “programe të qarta”.

“Ja paskan nisë me e dashtë Prishtinën, disa po hapin sheshe, disa paskan dal me pastru trotuaret, disa të tjerë me ‘program të qartë’. Për Prishtinën duhet me punu çdo ditë e pa hile o djem”, ka shkruar ai.

Në fund, ai u ka sugjeruar kundërshtarëve të “pinë kafe e të kënaqen me të mirat e kryeqytetit”, sepse sipas tij, “ka kush e udhëheq” atë – duke nënkuptuar kryetarin Përparim Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.