Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur falënderim të veçantë për Alban Zogajn, i cili pas një mandati të suksesshëm si nënkryetar i Komunës, do të vazhdojë angazhimin e tij si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi publik, Rama ka vlerësuar lart përkushtimin, punën dhe vizionin e Zogajt gjatë shërbimit të tij në udhëheqje të kryeqytetit.
“Përkushtimi i Albanit ndaj qytetarëve, aftësitë udhëheqëse dhe vizioni i tij për një Prishtinë më të mirë do të mbeten gjithmonë një frymëzim për të gjithë ne,” u shpreh Rama.
Kryetari i Prishtinës shprehu bindjen se përvoja dhe angazhimi i Zogajt do të jenë me vlerë edhe në Kuvendin e Kosovës duke i uruar sukses në detyrën e re si deputet.
Leave a Reply