Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ai, së bashku me familjen e tij, ka votuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Në një prononcim pas votimit, Rama, i cili po kërkon edhe një mandat katërvjeçar në krye të kryeqytetit, shprehu fillimisht urime për kombëtaren e Shqipërisë, duke thënë:
“Uroj që Shqipëria të fitojë ndaj Serbisë.”
Ai shtoi se sot është dita që të fitojë zhvillimi dhe bashkimi për të ardhmen e qytetit dhe vendit.
“Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë një bashkëpunim i mirësjelltë nga të gjithë, një unifikim, një zgjidhje e përbashkët për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë,” tha Rama.
Procesi i votimit në kryeqytet po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve.

Leave a Reply