Pritje entuziaste për LDK-në në Mahallën e Muhaxherëve: Mbështetja na jep motiv për fitore

Pritje entuziaste për LDK-në në Mahallën e Muhaxherëve: Mbështetja na jep motiv për fitore

Nëndega “Mahalla e Muhaxherëve” mirëpriti me entuziazëm tubimin e radhës zgjedhor të degës së tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ku u prezantua kandidati për kryeministër, katër kandidatët për deputetë të kësaj dege, si dhe programi zgjedhor i partisë.

“Mbështetja e Muhaxherëve na jep motiv për mos me u ndalë deri në fitore,” u tha në tubim, ku u theksua rëndësia e traditës, vlerave dhe angazhimit politik në këtë zonë me histori të pasur atdhetare.

Pjesëmarrja e madhe dhe përkrahja e komunitetit u vlerësuan si tregues i forcës së LDK-së në këtë lagje të Prishtinës, ndërsa drejtuesit e fushatës shprehën bindjen për një rezultat të suksesshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.