Nikçi Rexha: VV dhe PDK po bllokojnë pastrimin e Prishtinës për inate politike – LDK nuk ndalet!

Nikçi Rexha: VV dhe PDK po bllokojnë pastrimin e Prishtinës për inate politike – LDK nuk ndalet!

Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Elmire Nikçi Rexha, njëherësh nënkryetare e degës së tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë dhe kryetare e FG të kësaj dege, ka reaguar me tone të ashpra pas votimit në Asamblenë Komunale, ku Vetëvendosje dhe PDK votuan kundër subvencionimit të Ndërmarrjes “Pastrimi”. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si një akt të qëllimshëm për të dëmtuar qytetin dhe punën e LDK-së në kryeqytet.

“Kur plehrat politike bllokojnë pastrimin e qytetit!”, ka shkruar Nikçi Rexha duke akuzuar VV-në dhe PDK-në se janë bashkuar në një “mision të ulët politik” për të penguar punën në Prishtinë. Sipas saj, kjo nuk është opozitarizëm, por “hakmarrje primitive politike ndaj qytetarëve”.

Ajo ka theksuar se vota kundër subvencionimit është një votë kundër punëtorëve që çdo ditë kujdesen për pastërtinë e qytetit, dhe kundër vetë qytetarëve që meritojnë një kryeqytet të pastër dhe të jetueshëm.

“Prishtina nuk është pronë e tyre. Nuk është lodër për inatet e tyre. Nuk është peng i partive që veprojnë si bandë. LDK nuk do ndalet. Ky qytet do pastrohet – edhe nga plehrat politike që e bllokojnë!”, përfundon reagimin e saj Nikçi Rexha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.